Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Një kampion më pak në F1, largimi trishtues i Alonsos

Lapsi.al 14 August 2018
Video/ Një kampion më pak në F1, largimi trishtues i Alonsos
Fernando Alonso ka lajmëruar lamtumirën e tij nga Formula 1. Piloti spanjoll e ka bërë të ditur vendimin përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ku tregon historinë e tij në Cirkusin e Madh. Alonso është shpallur kampion i Botës në 2005 e 2006 me Renault, ndërsa kishte debutuar në 2001 në drejtimin e një Minardi. Nga 2010 në 2014 ka qenë piloti i parë i Ferrari, ndërsa me kalimin tek McLaren humbi në anonimat, deri sa mbërriti vendimi: në 2019 Alonso nuk do të jetë në startin e Formula 1. Një humbje për sportin e shpejtësisë, që nuk do të ketë më pilotin e 303 garave në Cmimin e Madh, nga të cilat 32 fitore, 97 podiume e 22 pole position në 17 vjet karrierë në F1.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI