Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mesfusha super, Romës i bashkohet një kampion bote

Lapsi.al 14 August 2018
Mesfusha super, Romës i bashkohet një kampion bote

Operacioni është i përfunduar, Roma ka marrë Nzonzi nga Sevilla dhe lojtari francez ka mbërritur në kryeqytet për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë. Drejtori Sporti i Romës, Monchi, ka arritur akordin me klubin andaluzian, duke zbutur distancën mes kërkesës (35 milionë) e ofertës, që arriti në 30 milionë plùs bonus.

Di Francesco do të ketë kështu mesfushorin që dëshironte, me fizik të fortë dhe eksperiencë. Nzonzi do të firmosë një kontratë 4 vjecare prej 3 milionë plùs bonus në vit.

Roma nuk hoqi dorë nga Nzonzi, duke kaluar në kohë interesimin e Psg, Monaco e Marseille. Vendimtar ishte raporti që Monchi kishte me klubin andaluzian dhe dëshira e lojtarit, që do të përfitojë në Romë gati dyshin e asaj që paguhej tek Sevilla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI