Flash

Zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen rreth 27 hektarë tokë dhe ullinj shekullorë

Lapsi.al 7 September 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës zonën e Kropishtit, në Selenicë, duke djegur rreth 27 hektarë tokë. Flakët përfshinë shkurre, pemë dhe ullishte, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Mes sipërfaqeve të prekura janë edhe ullinj shekullorë, si dhe pemë të reja.

Në terren u angazhuan zjarrfikësit e Vlorës dhe Selenicës, së bashku me banorët e zonës. Pas disa orësh ndërhyrje, zjarri u izolua rreth orës 04:30 të mëngjesit. Forcat në terren punuan gjatë gjithë natës për të ndalur përhapjen e flakëve. Ndërkohë, vijon vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI