Flash

Ndezën zjarre në Eskaj dhe Hasturkas në Fier, arrestohen dy persona

Lapsi.al 7 September 2026

Dy persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnjë, pasi dyshohet se shkaktuan zjarre në Eskaj dhe Hasturkas. Dy të moshuar po hetohen në gjendje të lirë për raste të tjera zjarrvënieje. Mësohet se në Eskaj, policia arrestoi një 60-vjeçar, i cili u kap duke ndezur qëllimisht zjarr në një tokë që kishte marrë me qira. Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta u arrestua edhe një 25-vjeçar. Ai dyshohet se shkaktoi zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman, ku flakët përfshinë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Policia procedoi gjithashtu dy persona, 71 dhe 77 vjeç. Ata dyshohet se ndezën zjarre në tokat e tyre në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës. Për shkak të erës së fortë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në sipërfaqe me bimësi.

Të këshilluara

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI