Flash

100 ditë protestë/ Qytetarët paralajmërojnë pjesëmarrje masive: Sot rrethojmë Kryeministrinë

Lapsi.al 7 September 2026

Edhe pas 100 ditësh në shesh protesta nuk ndalet, ndërsa aktivistë dhe qytetarë paralajmërojnë sot një tubim edhe më të madh para Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë thirrje që godina e qeverisë të rrethohet, ashtu si gjatë protestës së disa ditëve më parë.

Krahas protestës së sotme, qytetarët kanë bërë thirrje edhe për mosbindje civile, duke e konsideruar atë si fazën e radhës të aksionit kundër qeverisë. Mobilizimi pritet të vijojë edhe nesër para Kuvendit, ku nis seanca e parë parlamentare pas pushimeve të gushtit. Protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec. Me kalimin e javëve, kërkesat u zgjeruan dhe morën karakter më të gjerë politik.

Prej 100 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. 

Të këshilluara

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI