Flash

Aksident fatal pranë rrethrrotullimit të Levanit, një viktimë dhe 4 të plagosur

Lapsi.al 7 September 2026

Një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe katër persona janë plagosur në një aksident të rëndë në aksin Levan–Tepelenë, pranë rrethrrotullimit të Levanit. Në aksident u përfshinë një “Audi” dhe një “Benz”. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën drejtuesi i “Audit”, D.B., 55 vjeç.

Tre pasagjerë që udhëtonin në “Audi” u transportuan në spital. Edhe drejtuesi i “Benz”-it mori ndihmë mjekësore. Të katërt ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara mund të ketë ndikuar në aksident. Policia po heton dinamikën dhe shkaqet e plota të përplasjes.

Të këshilluara

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI