Flash

Aksident i rëndë në Durrës–Tiranë/ Përplasen 5 makina, humb jetën 45-vjeçari

Lapsi.al 7 September 2026

Një aksident i rëndë me pesë automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës–Tiranë. Një 45-vjeçar humbi jetën, ndërsa pesë pasagjerë mbetën të lënduar. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20. Sipas policisë, Hysen Balla, 45 vjeç, u përplas me një kamion dhe humbi jetën në vend. 

Pas përplasjes së parë, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera. Pesë pasagjerë mbetën të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të ditur se A.V., e cila dyshohet se drejtonte një nga mjetet e përfshira, u largua nga vendngjarja. Ajo u shoqërua më pas për të dhënë sqarime. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI