Flash

Zjarri në Himarë, ndalohet një person

Lapsi.al 28 August 2026

Një person është ndaluar nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë.

Sipas burimeve nga policia, personi është shoqëruar dhe ndaluar pas dyshimeve se mund të jetë autori i zjarrvënies. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, situata në terren vijon të jetë nën monitorim. Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë ka bërë të nevojshme ndërhyrjen edhe nga ajri.

   
Në ndihmë të operacionit kanë mbërritur dy helikopterë dhe një avion, të cilët po ndërhyjnë në zonat ku mjetet dhe ekipet tokësore e kanë të vështirë të afrohen.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll, ndërsa pritet të ketë të dhëna të reja në lidhje me personin e ndaluar dhe përgjegjësinë e tij të mundshme për zjarrvënien.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI