Flash

Hedhja e gazit në Kuvend, prokuroria kërkon dënimin e ministrit Xhelal Sveçla

Lapsi.al 28 August 2026

Prokurori Avni Namani ka kërkuar këtë masë për Xhelal Sveçlën, në fjalën përfundimtare në rastin gjyqësor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në 21 mars të vitit 2018.

Prokurori Namani tha se, bazuar në raportet e ekspertizave, bombola e gazit lotsjellës konsiderohet armë dhe se i akuzuari duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.

Në argumentimin e akuzës thuhet se me qëllim për të friksuar deputetët dhe personat e tjerë në sallë, Svecla e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së seancave plenare pa asnjë paralajmërim paraprak, pa iu lënë atyre mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur të sallës, duke rrezikuar shëndetin e të gjithëve.

   
Në seancën fillestare, të mbajtur më 26 mars 2024, i akuzuari Sveçla u deklarua i pafajshëm. Për këtë veper penale parashikohet dënim nga një deri në tetë vjet.

Kurti dikur në opozitë ndërmori aksione të dhunshme në kuvend, ndërsa akuzon sot partitë opozitare për të njejtën gjë. Deri më tani i vetmi rast simbolik ka qenë ai i deputetes së Aleancës Time Kadriaj kur goditi me vezë kryeministrin në detyrë.

Këta të fundit kërkojnë konstituimin e kuvendit dhe ngritjen e institucioneve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI