Flash

Situatë e rëndë në Librazhd, zjarri u afrohet banesave

Lapsi.al 28 August 2026

Një situatë kritike është krijuar pasditen e sotme në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre.

Zjarri, i cili ka nisur që prej mesditës, është përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Terreni dhe bimësia e thatë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa situata është bërë veçanërisht shqetësuese pas orës 17:00, kur zjarri është afruar pranë banesave në zonën e ish-stacionit hekurudhor të Xhyrës dhe pranë rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas.

 
Përballë përmasave të vatrës dhe rrezikut për zonat e banuara, në terren janë mobilizuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimeve të MZSH-së nga Librazhdi, Përrenjasi ,Elbasani, Gramshi dhe Cërriku.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe objektet që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim, ndërsa përhapja e flakëve në masivin pyjor e vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Autoritetet vijojnë të jenë të angazhuara në operacionin për izolimin e vatrave dhe shmangien e çdo rreziku për banorët e zonës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI