Flash

Vrau gruan 8-muajshe shtatzënë, humb jetën edhe burri

Lapsi.al 28 August 2026

Ka ndërruar jetë Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Jetlira Foniqi, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Kosovë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht në fshatin Kërvasari të Malishevës. Bytyqi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rënduar”, ndërroi jetë pas disa ditësh.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, deklaron se i dyshuari ndërroi jetë më 27 gusht, rreth orës 17:15.

“Procedurat hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent”, deklaroi Elezaj.

Vrasja e Jetlira Foniqit shkaktoi reagime të shumta në Kosovë, ndërsa rasti riktheu në vëmendje shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe rastet e rënda të dhunës në familje. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI