Flash

Zjarri jashtë kontrollit në Ulëz, flakët rrezikojnë ferma dhe avancojnë drejt Krujës

Lapsi.al 1 September 2026

Situata e zjarreve në Ulëz të Matit mbetet kritike. Prej tre ditësh, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë Lundërën dhe masivin pyjor të Trodhenit. Gjatë natës, zjarri u përhap edhe drejt fshatit Madhesh. Flakët po rrezikojnë ferma dhe bagëti. Sipas banorëve, në një prej fermave ndodhen rreth 250 lopë, si edhe dele, dhi dhe koshere bletësh. Disa krerë bagëtish rezultojnë të humbur që prej nisjes së zjarrit.

Zona është mbuluar nga tymi i dendur. Pavarësisht ndërhyrjes së një helikopteri prej dy ditësh dhe forcave në terren, vatrat ende nuk janë izoluar. Deri tani raportohet se janë djegur qindra hektarë pyje me pisha, dushqe dhe bimësi të tjera. Banorët kërkojnë më shumë ndërhyrje nga ajri. Sipas tyre, zjarri po avancon drejt territorit të Krujës, duke shtuar rrezikun e përhapjes së mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI