Flash

Kërkojnë kompensim për çmimin e naftës, nga sot priten të reduktohen autobusët deri në 30%

Lapsi.al 1 September 2026

Nga sot, transporti publik Urban dhe Interurban pritet të reduktojë deri në 30% numrin e autobusëve, masë që sipas operatorëve është e detyruar përballë kostos së papërballueshme financiare, nga çmimi i lartë i karburantit.

Në një kërkesë drejtuar qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, operatorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre për vijimin e subvencionimit të naftës. 

Duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion”, thanë shoqatat në një deklaratë një ditë më parë.

Shoqatat paralajmërojnë se do të ketë më pak mjete në qarkullim, pritje më të gjata në stacione dhe mbingarkesë të autobusëve që do të vijojnë shërbimin. Ata thonë se reduktimi i flotës nuk është zgjedhje, por pasojë e pamundësisë financiare për të vijuar shërbimin me kapacitet të plotë.

"Reduktimi i mjeteve në qarkullim pritet të sjellë në mënyrë të pashmangshme ulje të frekuencës së shërbimit, rritje të intervaleve ndërmjet mjeteve, mbingarkesë të mjeteve që do të mbeten në qarkullim dhe vështirësi për qytetarët që përdorin çdo ditë transportin public. 

Operatorët kanë bërë dhe vijojnë të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, por në kushtet aktuale financiare operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm”, thuhet në letër.
Që prej muajit maj shoqatat e transportit publik vijojnë të përsërisin shqetësimin për mospërballimin e kostove nga shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe për kohëzgjatjen e periudhës për të përfituar 50 lekë për litër kompensim për naftën.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas vetëm gjatë muajit gusht ka përsëritur 2 herë kërkesën se kostoja e operimet mbetet e papërballueshme dhe se kjo shumë shpejt do të sjellë reduktim të mjeteve për lëvizjen e qytetarëve.

Nëse nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë, qytetarët pritet të përballen me më pak autobusë në linja, pritje më të gjata dhe mbingarkesë më të madhe, veçanërisht në oraret e pikut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI