Flash

Protesta hyn në ditën e 94-të/ Qytetarët: Shtatori do të na gjejë më shumë në shesh

Lapsi.al 1 September 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 94-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish në shesh, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Krahas largimit të tij, protestuesit kërkojnë edhe ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor. Sipas tyre, kjo qeveri duhet të krijojë kushtet për një proces të ri politik dhe institucional.

Në listën e kërkesave është edhe shfuqizimi i disa ligjeve që, sipas protestuesve, cenojnë interesat e qytetarëve. Ndërkohë, organizatorët paralajmërojnë një fazë të re të mobilizimit. Ata thonë se gjatë shtatorit dhe tetorit protesta do të zgjerohet, ndërsa kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe në shesh. Pas më shumë se tre muajsh tubime të përditshme, mesazhi i tyre mbetet i pandryshuar: protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI