Flash

Zjarret në vend/ 4 vatra ende aktive, ndërhyrje në Dajt, Mirditë dhe Pukë

Lapsi.al 19 August 2026

Katër vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa një tjetër po mbahet nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarret aktive ndodhen në Dajt dhe Priskë të Tiranës, në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun të Pukës.

Në Dajt vijon puna nga toka me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 zjarrfikës dhe forca të zonave të mbrojtura. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Operacioni mbetet i përqendruar edhe në Tërbun. Në terren janë angazhuar forca vendore, vullnetarë dhe efektivë të ushtrisë. 
Ndërkohë, zjarret në Gurë-Lurë, Bruç të Matit, Tharr të Mirditës dhe Selenicë janë shuar plotësisht. Në Qafë Helmës situata vijon të monitorohet. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI