Flash

Ambasadori amerikan i shkon në zyrë kreut të SPAK, përmend luftën kundër narkotikëve si prioritet

Lapsi.al 5 October 2026

Ambasadori amerikan i shkon në zyrë kreut të SPAK, përmend

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Këtë mesazh e përcolli Ambasada Amerikane në Tiranë pas takimit të ambasadorit Eric Wendt me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Sipas Ambasadës, gjatë takimit u diskutua roli vendimtar i institucioneve të pavarura në përballjen me këto sfida, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit.

“Partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, theksohet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm shqiptaro-amerikan për forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe përballimin e formave të krimit që tejkalojnë kufijtë kombëtarë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI