Flash

E pabesueshme, por 320 mijë shqiptarë janë ende pa internet (Raporti)

Lapsi.al 5 October 2026

E pabesueshme, por 320 mijë shqiptarë janë ende pa internet

Shqipëria është gjithnjë e më e lidhur me internetin, por jo të gjithë janë pjesë e ekonomisë dhe shërbimeve që po zhvendosen online. Rreth 320 mijë persona në vend rezultonin ende offline në fund të vitit 2025, pavarësisht se penetrimi i internetit ka arritur në nivele të larta.

Sipas raportit “Digital 2026: Albania” të DataReportal, Shqipëria numëronte rreth 2.45 milionë përdorues interneti në tetor 2025, ekuivalent me 88.4% të popullsisë. Kjo do të thotë se 11.6% e popullsisë, ose afërsisht 320 mijë persona, nuk përdornin internetin.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se zgjerimi i përdorimit të internetit duket se ka hyrë në një fazë stanjacioni. Numri i përdoruesve vlerësohet se u ul me rreth 18 mijë persona, ose 0.7%, mes tetorit 2024 dhe tetorit 2025, ndërsa norma e penetrimit mbeti e pandryshuar. DataReportal sqaron se të dhënat për përdorimin e internetit publikohen me vonesë dhe për këtë arsye niveli aktual i penetrimit mund të jetë disi më i lartë.

Shifrat e INSTAT japin një panoramë të ngjashme. Anketa për përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe

Komunikimit në familje tregon se në vitin 2025 internetin e përdornin 87.2% e shqiptarëve të grupmoshës 16-74 vjeç, nga 86.2% një vit më parë. Pra, rritja ishte vetëm një pikë përqindje. Nga ata që e përdorin internetin, 97.3% hyjnë online disa herë gjatë ditës.

Hendeku duket edhe më tej teksa një numër në rritje shërbimesh po kalojnë në internet. Sipas INSTAT, 99.5% e popullsisë 16-74 vjeç ka një llogari në platformën e-Albania. Në të njëjtën kohë, 45.4% e kësaj grupmoshe kishte kryer të paktën një blerje online gjatë 12 muajve të fundit.

Po rritet edhe përdorimi i internetit për veprime me karakter ekonomik. Në vitin 2025, ndër aktivitetet online që shënuan rritjen më të madhe ishte internet banking, me 7.7 pikë përqindje, ndërsa kërkimi online për mallra dhe shërbime u rrit me 10.7 pikë përqindje. Pjesëmarrja në rrjetet sociale u rrit me 5.7 pikë përqindje.

Kjo do të thotë se të qenët offline nuk lidhet më vetëm me mungesën e aksesit në informacion apo rrjetet sociale.

Ndërsa ekonomia dhe administrata digjitalizohen, mospërdorimi i internetit mund të kufizojë aksesin praktik në shërbime publike, banka, tregti elektronike dhe forma të tjera të aktivitetit ekonomik. /D.H. Monitor 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI