Flash

Vuçiç merr një dekoratë nga presidenti kinez: Gati sa nuk derdha lot

Lapsi.al 25 May 2026

Pak ditë pasi priti presidentin amerikan Donald Trump dhe atë rus Valdimir Putin, lideri kinez Shi Xhinpin, nxori tapetin e kuq për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në një vizitë që konfirmon afrimin e mëtejshëm të Kinës dhe Serbisë. Edhe Vuçiçit ju rezervua një ceremoni mirëseardhje që përfshinte fëmijë, nderime ushtarake dhe flamujt e të dyja vendeve.

 
Në deklaratën e tij, Vuçiç e quajti Xi Jinping “mik të sinqertë të Serbisë” dhe tha se pritja madhështore është një konfirmim i miqësisë së fortë të 2 vendeve, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të hapur dyer të reja për ekonominë serbe. Ai theksoi se Serbia “është e vogël në madhësi, por e madhe në reputacion dhe në miqtë që ka në botë”.

Nga ana tjetër, Xi Jinping deklaroi se “sa më e trazuar të bëhet bota, aq më shumë Kina dhe Serbia duhet të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës”, duke e cilësuar vizitën si një “moment të ri historik”.

 
Jinping i dha presidentit serb Urdhrin e Miqësisë, e cili është dekorata më e lartë shtetërore e Republikës Popullore të Kinës për shtetasit e huaj. 

“Nuk ka nder e kënaqësi më të madhe”, tha Vuçiç, që shtoi se gati nuk derdhi lot që presidenti kinez ja dha personalisht medaljen.  Ai shtoi se Serbia “nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e Kinës”, duke përmendur mbështetjen e Pekinit për çështjen e Kosovës. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI