Flash

Vlorë, gruaja hyn me thikë në gjykatë

Lapsi.al 25 May 2026

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar në skaner, është dhënë sinjali për prani të një objekti metalik.Gruaja ka tentuar për t’u larguar nga skaneri për t’ju drejtuar një dalje gjyqi por është ndaluar nga siguria e gjykatës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

 
Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do vinte vend të makinë por mos t’a preknin pasi nuk e lejonte besimi këtë gjë pasi ishin të gjithë efektiv meshkuj.

Nuk dihet arsyeja e mbajtjes së thikës në gjykatë por burime bëjnë të ditur se dyshohet që thika të përdorej gjatë procesit gjyqësor.

 
 
Thika ishte e përmasave të mëdha ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa gruaja është shoqëruar në komisariat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI