Flash

Spastrimet e Skënder Hitës/ Ikën edhe drejtori i policisë së Tiranës

Lapsi.al 25 May 2026

Jep dorëheqjen drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi. Largimi i tij nga detyra shihet si pjesë e lëvizjeve dhe spastrimeve që drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur në strukturat drejtuese të policisë pas marrjes së detyrës. Në media raportohet se Alushi e ka dorëzuar dorëheqjen me postë, ndërsa pritet vendimi i Hitës për pranimin ose jo të saj. Alushi ishte emëruar në krye të Policisë së Tiranës në nëntor 2024, pas një gare të zhvilluar sipas ligjit të ri të policisë dhe konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili dha dorëheqjen në fillim të muajit mars.

Që me emërimin e Hitës në krye të policisë u vu re një distancim mes tij dhe drejtuesve të afërt me Prodën, të cilët njëri pas tjetrit janë larguar nga detyra.

I zgjedhur mes disa kandidatëve në garën e vitit 2024, emërimi i Alushit në krye të qarkut më të rëndësishëm të vendit ishte konsideruar surprizë në radhët e policisë. Largimi i tij tani interpretohet si pjesë e riorganizimit që Hita po kryen në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI