Flash

Rama ndan pamjet me Dendias dhe një urim të shkruar greqisht

Lapsi.al 25 May 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi i kësaj të hëne me ministrin e mbrojtjes së Greqisë, Niko Dendias që viziton Tiranën për disa takime. 

"Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë" shkruan Rama në rrjetet sociale një mesazh që vazhdon në greqisht me fjalët “Të falënderoj shumë, i dashur Niko. Udhëtim të mbarë dhe të sigurt për në shtëpi”.

Siç shihet mesazhi që ka shpërndarë Rama pas takimit nuk sqaron asgjë nga temat e diskutuara apo qëllimin e vizitës së Dendias në Tiranë duke lënë të hapura spekullimet që vijnë nga mediat greke për një interes të shtuar të qeverisë greke për përcaktimin sa më parë të kufirit detar mes dy vendeve.

Për Greqinë, kjo mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në raport me Shqipërinë, ndërsa qeveria shqiptare ka premtuar ta dërgojë mosmarrëveshjen për kufirin detar në Hagë, por gjithsesi pa u nxituar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI