Flash

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, ushtria ta mbrojë me armë

Lapsi.al 25 July 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përsëritur deklaratat e tij për Kosovën, duke e cilësuar atë pjesë të pandashme të Serbisë. Gjatë ceremonisë së diplomimit të anëtarëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe, ai tha se vendi i tij do të mbetet ushtarakisht neutral dhe do të mbrojë integritetin e tij territorial.

Duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë, Vuçiç deklaroi se Kosova është pjesë e shtetit serb dhe se, sipas tij, kjo duhet të mbrohet pa kërcënuar apo sulmuar askënd.

"Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit. Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe ta mbrojmë atë shenjtëri, pa prekur askënd, pa sulmuar askënd dhe pa kërcënuar askënd", u shpreh ai.

Presidenti serb kritikoi gjithashtu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë. Sipas Vuçiçit, Beogradi i ka kuptuar këto zhvillime dhe ka ndërmarrë masat që i konsideron të nevojshme.

"Ata po formojnë aleanca kundër nesh në rajon. Ne i kemi kuptuar këto lëvizje dhe kemi filluar të bëjmë atë që është e nevojshme. Në një kohë kur e drejta ndërkombëtare nuk po respektohet dhe Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesit e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë," deklaroi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Vuçiç tha se ushtria serbe është forcuar ndjeshëm me armatime të reja, duke pretenduar se kapacitetet e saj ushtarake nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të tjera të rajonit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI