Flash

Dita e 56-të e protestës, qytetarët: Rama na ke prerë në besë, dorëhiqu

Lapsi.al 25 July 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 56-të. Ashtu si çdo mbrëmje gjatë javëve të fundit, qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në tubimin e një dite më parë, protestuesit iu përgjigjën deklaratave të Ramës, i cili gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën "Besa", duke folur për një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi para Kryeministrisë, aktivistët deklaruan se kjo thirrje vjen me vonesë. Sipas tyre, besimi i qytetarëve është humbur dhe nuk rikthehet me platforma apo premtime të reja. Gjatë fjalimeve, ata akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë revoltën qytetare, ndërsa theksuan se kërkesa e protestës mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Protestuesit kërkuan gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas fjalimeve, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, me thirrje si "Rama ik", "Dorëheqje" dhe "Shqipëria nuk dorëzohet".

Edhe këtë mbrëmje, protesta pritet të vijojë për të 56-ën ditë radhazi. Organizatorët kanë bërë të qartë se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore që është dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI