Flash

Eurot do të marrin pamje të re, qytetarët do të zgjedhin dizajnin e kartëmonedhave të ardhshme

Lapsi.al 25 July 2026

Banka Qendrore Evropiane ka prezantuar 10 propozime për dizajnin e serisë së re të kartëmonedhave euro. Qytetarët europianë do të kenë mundësinë të votojnë për modelet e preferuara, ndërsa dizajni përfundimtar pritet të zgjidhet pas konsultimit publik.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja modelet e reja janë ndërtuar mbi dy tema kryesore, 'Kultura Europiane' dhe 'Lumenjtë dhe zogjtë', që synojnë të pasqyrojnë identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e kontinentit. Në garë kanë qenë mbi 1 mijë propozime nga dizajnerë europianë, nga të cilat një juri ekspertësh përzgjodhi 10 finalistet.

Anketa publike do të jetë e hapur deri më 21 shtator 2026 dhe rezultatet do të ndihmojnë Bankën Qendrore Europiane në vendimin përfundimtar. Kartëmonedhat e reja do të kenë gjithashtu elemente të avancuara sigurie për të luftuar falsifikimin dhe për t’u bërë më të aksesueshme për personat me probleme shikimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI