Flash

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren

Lapsi.al 25 July 2026

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur të premten në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, rrëmbeu ish-të fejuarën dhe pas disa orësh negociata me policinë, i dha fund jetës.

Pas krimit, Buzi mbajti peng për disa orë 24-vjeçaren Rozalinda Plaka. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ndërsa shefi i stacionit të policisë Roskovec Mariglen Korroveshaj zhvilloi negociata të vazhdueshme me autorin përmes altoparlantit, duke i kërkuar të lironte vajzën dhe të dorëzohej.

Pas bisedimeve, 35-vjeçari pranoi të lironte të renë, por vetëm pasi kërkoi që ajo të merrej nga shefi i policisë. Rozalinda Plaka u transportua më pas me urgjencë në Spitalin e Fierit, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta bindur të dorëzohej, Buzi refuzoi dhe rreth orës 16:35 i dha fund jetës.

Pjesë nga negociatat mes policisë dhe autorit:

Mariglen Korroveshaj: "Vajzës mos i bëj keq!"

Refit Buzi: "Nuk e liroj, mos u afro."

Mariglen Korroveshaj: "Do ta zgjidhim gjithçka bashkë. Eja me mua."

Refit Buzi: "Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty..."

Mariglen Korroveshaj: "Gjërat do të rregullohen. Lëre armën dhe eja me mua."

Refit Buzi: "Largohu me vajzën, ik. Unë do të rri këtu. Mos u afro ose do të vras veten."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI