Flash

Vrau nënën me thikë, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar në Itali

Lapsi.al 7 November 2026

Vrau nënën me thikë, gjykata lë në burg

Gjykata e Breshias ka vendosur masën e arrestit me burg për Eduart Xhanin, 21-vjeçarin me origjinë shqiptare që akuzohet për vrasjen e nënës së tij, 39-vjeçares Meleqe Lusha. I riu ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin Civil të Breshias, nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa më pas pritet të transferohet në burg. Sipas mediave italiane, autoritetet po tregojnë kujdes të shtuar për shkak të shqetësimeve se ai mund të tentojë të dëmtojë veten.

Krimi ndodhi më 2 nëntor në banesën e familjes në Chiari, në provincën e Breshias. Një ditë më vonë, Xhani u paraqit vetë në një kazermë të karabinierëve në Kremona dhe deklaroi se kishte vrarë nënën. Pas rrëfimit të tij, policia shkoi në banesë, ku gjeti trupin e pajetë të 39-vjeçares.

Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçari ka deklaruar se fillimisht kishte menduar t’i jepte fund jetës, pasi, sipas tij, nuk arrinte të gjente vendin e vet në një botë që e konsideronte të padrejtë. Më pas, ai dyshohet se ka sulmuar nënën me thikë, duke e goditur disa herë në kraharor dhe bark. Pas ngjarjes, Xhani është larguar me automjetin e tij, një “Audi A1”, dhe mëngjesin pasues është dorëzuar te karabinierët. Deri tani, ai nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për motivin e vrasjes. Mediat italiane raportojnë se mes nënës dhe djalit nuk ishin evidentuar konflikte të mëparshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI