Flash

Protestuesit largohen nga ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt kryeministrisë

Lapsi.al 7 November 2026

Protestuesit largohen nga ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt

Protestuesit janë larguar nga zona e Ministrisë së Arsimit dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas disa orësh tensione dhe përplasjesh me policinë. Gjatë kalimit në Rrugën e Durrësit, studentë dhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar protestës kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e tij.

“Dorëheqje”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk na përfaqësoni” janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin. Më herët, situata para Ministrisë së Arsimit u tensionua pasi disa protestues u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën sende drejt efektivëve, ndërsa policia përdori spraj dhe gaz lotsjellës. Protesta e sotme nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe u shoqërua edhe me tensione mes disa studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët iu bashkuan më vonë tubimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI