
Protestuesit vijojnë marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë, pasi u larguan nga zona e Ministrisë së Arsimit, ku tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë. Gjatë lëvizjes nëpër qendër të Tiranës, pranë Ministrisë së Brendshme, policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj turmës.
Ndërkohë, një autobot me ujë ka ndjekur protestuesit përgjatë marshimit, ndërsa ata kanë vijuar drejt Kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë. Më herët, para Ministrisë së Arsimit, disa protestues u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën sende drejt efektivëve, ndërsa policia reagoi me spraj dhe gaz lotsjellës.