
Një cigare e lënë ndezur dyshohet se ka shkaktuar zjarrin që përfshiu pasditen e sotme një apartament në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në banesën e shtetasit A. L. Flakët shkaktuan dëme materiale, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarrit.
Për shkak të tymit, disa banorë të pallatit shfaqën shenja asfiksimi dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe zjarrfikësit evakuuan banorët e pallatit për të shmangur pasoja të tjera. Pronari i banesës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.