Flash

Sfidoi vëllain në Alkmaar, Teun Koopmeiners zbulon: “Besoj se babai im pas 20' është larguar me makinë”

Mbrëmja e Teun Koopmeiners ishte mjaft emocionuese. Një banderolë gjigante kushtuar atij dhe vëllait të tij Peer, që luan për AZ-në

Lapsi.al 6 November 2026

Sfidoi vëllain në Alkmaar, Teun Koopmeiners zbulon: “Besoj se

Mbrëmja e Teun Koopmeiners ishte mjaft emocionuese. Një banderolë gjigante kushtuar atij dhe vëllait të tij Peer, që luan për AZ-në, dyluftimet në fushë dhe goli i shënuar pikërisht në atë stadium dhe përpara atyre tifozëve që e panë të afirmohej në futboll, nuk kanë çmim. Në mënyrë të pashmangshme, për mesfushorin e Juventusit, mbrëmja e sotme nuk ishte një ndeshje si gjithë të tjerat, aq sa në prag të kësaj sfide kishte shpjeguar se familja kishte kërkuar rreth 40 bileta për të shkuar në stadium. Në përfundim të ndeshjes së fituar nga Juventusi, Koopmeiners u intervistua nga Sky Sport dhe u duk më në fund i qetë dhe i buzëqeshur, duke treguar edhe një anekdotë argëtuese që kishte të bënte me babanë e tij.

Ai quhet Remco Koopmeiners dhe është psikolog sportiv, përveçse profesor i edukimit fizik në Hogeschool të Amsterdamit. Në studio e pyesin pikërisht për profesionin e të atit: “A ju ka dhënë ndonjë këshillë?”. Koop përgjigjet duke buzëqeshur: “Ai ka vetëm një problem, sepse nuk mund të punojë me ne, pasi bëhet shumë nervoz kur na sheh duke luajtur, imagjinoni sonte me dy djemtë e tij në fushë”. Dhe e mbyll: “Besoj se pas njëzet minutash është larguar me makinë”.

Sfidoi vëllain në Alkmaar, Teun Koopmeiners zbulon: “Besoj se

Babai i Koopmeiners ka qenë gjithmonë shumë i pranishëm në jetën futbollistike të Teun dhe Peer, aq sa sot nuk arrin ta përballojë tensionin përpara një ndeshjeje ku luan njëri prej tyre. Ja pse mesfushori i Juventus shpjegoi se kishte imagjinuar një reagim të mundshëm të të atit kur të shihte dy djemtë e tij kundërshtarë në fushë. Koopmeiners ka përjetuar padyshim një mbrëmje të veçantë me fanellën bardhezi, duke u përballur si kundërshtar me skuadrën që e formoi si futbollist. AZ dhe tifozët e saj i treguan në fakt mirënjohje të thellë dhe asnjë mëri.

Teun Koopmeiners, përpara se të blihej nga Atalanta në vitin 2021, kishte qenë protagonist i një rritjeje të jashtëzakonshme në klubin e tij, duke regjistruar gjithsej 154 paraqitje, 43 gola dhe 17 asiste. Shifra të jashtëzakonshme për një futbollist që më pas u afirmua menjëherë pikërisht në Itali me skuadrën bergamaske, duke fituar një Europa League dhe duke regjistruar 29 gola e 15 asiste në 129 paraqitje. Megjithatë, AZ mbetet në zemrën e futbollistit holandez, i cili natyrisht nuk festoi pasi shënoi golin klasik kundër ish-skuadrës, por u nderua në mënyrën më të mirë nga tifozët e tij, të cilët treguan se nuk e kishin harruar kurrë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI