Flash

Vizita e Berishës në Shtetet e Bashkuara, kreu i PD-së zhvillon foltoren në Teksas

Lapsi.al 1 September 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha do të zhvillojë më 8 shtator një takim me komunitetin shqiptar në Dallas, Teksas, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Takimi është promovuar në rrjetet sociale të Berishës dhe do të zhvillohet në Lewisville, në zonën e Dallasit. Në aktivitet pritet të marrë pjesë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Takimi me shqiptarët në Teksas vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, pas një periudhe disa vjeçare. Gjatë aktivitetit në Dallas, Berisha dhe Mediu pritet të zhvillojnë një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në zonën e Teksasit. Aktiviteti është prezantuar nga organizatorët në kuadër të takimeve të Berishës me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI