Flash

Vdekja e gruas shtatzënë, procedohen penalisht 2 mjekët në maternitetin e Pogradecit

Lapsi.al 1 September 2026

Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë proceduar penalisht në lidhje me vdekjen e 36-vjeçarja shtatzënë Marjana Karolina Bunaj. Mësohet se këta tre mjekë, po hetohen për akuzën e neglizhencës në trajtimin mjekësor të 36-vjeçares dy ditë më parë. Bëhet fjalë për mjekët Blerta Delija kirurge gjinekologe, Saimir Cela kirurg dhe Anri Topi reanimator.

Pas ekzaminimit nga tre mjekët në maternitetin e Pogradecit, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë në Tiranë për trajtim më të specializuar. Por gjendja e të ndjerës u përkeqësua ndjeshëm rrugës dhe u dërgoi në maternitetin e Elbasanit ku edhe ndërroi jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI