Flash

Mercenarët e Ramës sulmojnë vajzat/ Shikoni çfarë rezistence në bulevard

Lapsi.al 20 October 2026

Mercenarët e Ramës sulmojnë vajzat/ Shikoni çfarë

As vajzat nuk kursehen më nga dhuna e policisë së Edi Ramës. Pamje të fundit që vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tregojnë një grup vajzash të reja që përballen me sulmin e autobotëve të policisë, ndërsa qëndrojnë të vendosura në protestë.

Ato nuk po ushtronin dhunë, nuk po hidhnin sende dhe nuk përbënin kërcënim për policët. Megjithatë, forcat e policisë i ka goditur me ujë me presion, duke u përpjekur t'i largojë me forcë nga bulevardi.

Por ajo që bie në sy në këto pamje është qëndresa e vajzave. Përballë presionit të ujit dhe forcës së policisë, ato refuzojnë të tërhiqen, në një akt të jashtëzakonshëm guximi dhe rezistence. 

Dhe në fakt ky i sotmi nuk është një episod i izoluar. Vajzat kanë qenë protagonistet kryesore të protestave studentore që prej ditësh kanë përfshirë Tiranën. Në vijën e parë të marshimeve, ato kanë sfiduar frikën, gazin lotsjellës dhe ndërhyrjet e dhunshme, duke u kthyer në një nga simbolet më të forta të qëndresës së brezit të ri. 

Ndërkohë, denoncimet për brutalitetin policor po shtohen nga dita në ditë. Plumba gome, protestues të plagosur, gjymtyrë të thyera, arrestime brutale dhe akuza për dhunë edhe brenda ambienteve të Kishës Ortodokse. Tashmë, as vajzat që protestojnë paqësisht nuk i shpëtojnë forcës së policisë. 

E gjithë kjo ndodh ndërsa Edi Rama u ka premtuar policëve një bonus prej 2500 eurosh për secilin, për të shtypur me dhunë protestën. 

Por nëse synimi është të frikësohet brezi i ri dhe të shuhet protesta, pamjet nga bulevardi dëshmojnë të kundërtën. Edhe përballë autobotëve dhe dhunës, vajzat vazhdojnë të qëndrojnë.

Një brez që nuk pranon të nënshtrohet, edhe kur përballë ka gjithë forcën e shtetit. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI