Flash

I gjejnë në shtëpi 800 mijë euro të padeklaruara, kush është politikani që denoncon Këlliçi?

Lapsi.al 19 October 2026

I gjejnë në shtëpi 800 mijë euro të padeklaruara, kush

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici bëri një denoncim gjatë një ndërhyrje në emisionin “Opinion”. 

Ai tha se një politikani iu gjetën në banesë 800 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Por sipas Këllicit kjo shumë është mbajtur e fshehur dhe është gënjyer në procesverbal duke deklaruar se janë gjetur vetëm 3 mijë euro. 

Deputeti i PD nuk e përmendi emrin e politikanit, duke ia lënë këtë gjë ta thoshte Arbian Mazniku, i cili sipas Këllicit kishte dijeni. 

Por ndërkohë deputeti i PS-së heshti për këtë sfidë që i bëri Këllici. 

Pyetja mbetet ende pa përgjigje, cilit politikan i janë gjetur 800 mijë euro në shtëpi? 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI