Flash

Kylie Jenner përballet me kritika pas sfilatës, Kendall i del në mbrojtje motrës

Lapsi.al 20 October 2026

Kylie Jenner përballet me kritika pas sfilatës, Kendall i del në

Kylie Jenner bëri debutimin e saj në sfilatën e famshme të të brendshmeve më 18 tetor, në Los Angeles, duke tërhequr vëmendjen me një krijim luksoz të mbuluar me diamante.

Reçipetat, të realizuara në bashkëpunim me shtëpinë e njohur të bizhuterive Jacob & Co., përmbajnë 4 410 diamante natyrale, ndërsa në qendër spikat një diamant i verdhë prej 75.54 karatësh, me vlerë të raportuar prej 22 milionë dollarësh.

Por, përtej shkëlqimit dhe luksit, ishte pikërisht vendimi i markës për t'ia besuar këtë veshje Kylie-t që shkaktoi debat të madh. Shumë ndjekës të Victoria’s Secret shprehën pakënaqësinë e tyre, duke vënë në pikëpyetje arsyen përse një personazh i famshëm, që nuk kishte sfiluar më parë për markën, u përzgjodh për të veshur krijimin më të veçantë të mbrëmjes.

Për vite me radhë, “Fantasy Bra” është konsideruar një prej nderimeve më të mëdha për modelet e Victoria’s Secret, duke u veshur nga emra të njohur të industrisë si Heidi Klum, Tyra Banks, Gisele Bündchen dhe Adriana Lima.

Këtë herë, tradita ndryshoi. Kylie u bë personi i parë që nuk ishte një “Angel” i Victoria’s Secret dhe që veshi këtë krijim ikonik në pasarelë.

Në rrjetet sociale, disa fansa e cilësuan vendimin të padrejtë ndaj modeleve që kanë punuar prej vitesh me markën. Të tjerë kritikuan faktin që fama dhe ndikimi në rrjetet sociale duket se po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e modës.

Megjithatë, drejtuesit e Victoria’s Secret e kanë mbrojtur zgjedhjen, duke argumentuar se Kylie ka një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën pop dhe përfaqëson një figurë që shkon përtej modës tradicionale.

Ndërkohë që në rrjet shpërthyen kritikat, Kendall Jenner tregoi se nuk ka asnjë rivalitet me motrën e saj më të vogël. Supermodelja, e cila ka sfiluar për Victoria’s Secret në vitet 2015, 2016 dhe 2018, nuk ishte e pranishme në edicionin e këtij viti. Megjithatë, ajo reagoi në rrjetet sociale ndaj videos së publikuar nga Kylie pas sfilatës, duke e komplimentuar me fjalët: “Një grua e mrekullueshme!!!”.

Sipas raportimeve mediatike, Kendall e kishte mbështetur motrën edhe përpara daljes së saj në pasarelë, duke i dhënë disa këshilla për përvojën e saj të parë me markën. Kështu, ndërsa zgjedhja e Kylie-t vazhdon të ndajë opinionin publik, brenda familjes Jenner duket se mbështetja është e plotë.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI