Flash

Mes protestave, a do arrijë Kuvendi të mblidhet këte të enjte

Lapsi.al 20 October 2026

Mes protestave, a do arrijë Kuvendi të mblidhet këte të

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte për seancë plenare. Të paktën kështu është planifikuar. 

Zhvillimet gjatë protestave dhe reagimi i Policisë së Shtetit pritet të dominojnë seancën plenare të së enjtes. Deputetët do të mblidhen më 22 tetor, në orën 10:00, ku në krye të rendit të ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, me kërkesë të Partisë Demokratike. 

Seanca e radhës vjen pas shtyrjes së mbledhjes së kaluar dhe pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Përveç debatit për protestat, seanca plenare do të përfshijë edhe kërkesa të tjera për interpelanca. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar thirrjen në interpelancë të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe të ministrit të Financave, Petrit Malaj. 

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje që lidhen me çështje ekonomike dhe ligjore. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI