Flash

(VIDEO) Momenti kur kamarieri në Durrës qëllohet me grushta sepse kërkoi rrogën

Lapsi.al 1 September 2026

Pamjet e konfliktit që përfundoi me plagosjen e rëndë të kamarierit 18-vjeçar Genti Nela, më 27 gusht, në një lokal hoteli në Malin e Robit, Golem janë tashmë publike.

Videoja dokumenton vetëm atë që ndodhi jashtë lokalit. 18-vjeçari shihet duke dalë me vrap, i ndjekur nga disa persona. Në një moment ai ndalon, kthehet dhe godet me grusht Florian Habilajn, i cili rrëzohet në tokë. Menjëherë më pas, disa persona i drejtohen Nelës dhe vijojnë ta godasin.

Mbetet ende për t’u zbardhur se çfarë ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit. Gjatë veprimeve procedurale, grupi hetimor konstatoi se DVR-ja e sistemit të kamerave ishte hequr dhe kabllot ishin prerë, duke lënë pa pamje pikërisht këtë pjesë të konfliktit.

Ngjarja ndodhi ditën kur Genti Nela ishte njoftuar se duhej të largohej nga puna si kamarier. Sipas të dhënave të bëra publike për hetimin, konflikti lidhet me largimin nga puna dhe pagesën për ditët e punuara. 18-vjeçari, i cili sapo kishte përfunduar gjimnazin dhe punonte gjatë sezonit për të siguruar të ardhura, kishte kërkuar shpjegime për vendimin.

Pas konfliktit, Nela përfundoi në spital me dëmtime në kokë dhe fytyrë. Atij iu vendosën dy qepje pas koke, ndërsa kishte një dhëmb të thyer dhe frakturë në hundë.

Për ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç. Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tyre masën “arrest në burg” me afat 45 ditë, nën akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”. Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa një person tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Në një episod tjetër të lidhur me ngjarjen, policia arrestoi edhe xhaxhain e 18-vjeçarit, Melson Nela, 47 vjeç, pranë hotelit. Në automjetin e tij u gjetën një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë. Policia dyshon se ai po shkonte drejt hotelit i armatosur, ndërsa Nela ka mohuar në gjykatë se ishte nisur për hakmarrje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI