Flash

PAMJET/ Momenti i tensionit në fund të ndeshjes Elbasani - Vllaznia

Lapsi.al 30 August 2026

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas incidenteve të ndodhura pas përfundimit të ndeshjes Elbasani-Vllaznia, ku, sipas saj, presidenti i shkodranëve Alban Xhaferri ka goditur fizikisht një prej asistentëve të ndeshjes. 

Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë përfundoi 1-1. Murataj kaloi i pari në avantazh shkodranët, ndërsa Hebaj barazoi shifrat. Në fund, kuqebluve iu anuluan 2 gola për pozicion të parregullt, çka krijoi polemika dhe kaos pas përfundimit të sfidës.

FSHF thotë se dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve përbën një cenim të rëndë të integritetit të sportit.

“Drejtuesit e klubeve duhet të jenë shembull i korrektësisë dhe respektit ndaj kundërshtarit, arbitrave dhe institucioneve të futbollit. FSHF do të mbrojë me vendosmëri arbitrat dhe çdo zyrtar nga dhuna, kërcënimet apo presioni. Organet disiplinore do të procedojnë për marrjen e vendimeve. Në futbollin shqiptar nuk mund dhe nuk do të ketë tolerancë për akte të tilla.” - deklaron FSHF.

Menjëherë pas këtij qëndrimi të FSHF-së ka reaguar edhe klubi i futbollit Vllaznia, që thotë se kështu preket integriteti i organeve disiplinore. Shkodranët gjithashtu ngrenë pretendime për vendimet e arbitrave.

“FSHF e paraqet akuzën si një fakt të kryer përpara se të merret një vendim duke shqyrtuar faktet. Ne dënojmë dhunën në futboll. Por duam të njoftojmë se ndeshja me Elbasanin u zhvillua në një klimë aspak të zakonshme. Sipas rregullores, në këtë sfidë nuk duhet të kishte tifozë, por tribuna ishte e mbushur. Ne nuk kërkojmë favore nga arbitrat, por vetëm drejtësi” – thuhet në reagimin e klubit shkodran. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI