Flash

PAMJET/ Si u fundos anija me 270 pasagjerë në Qipro

Lapsi.al 30 August 2026

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën pasi një katamaran pasagjerësh u përmbys  pranë brigjeve të Kyrenias në Qipron turke. Anija ishte fundosur sapo ishte nisur drejt portit Tasuczu në Mersin, në Turqinë jugore. 23 persona janë ende në kërkim, sipas autoriteteve vendase ndërsa 237 janë shpëtuar. 

Anija u nis pak pas mesditës nga porti turistik i Kyrenias dhe teksa ishte disa kilometra larg bregut, filloi të merrte ujë nga turi. Sipas informacioneve të deritanishme, kapiteni u përpoq të kthehej në port, por nuk mundi ta bënte këtë. Anija u anua shpejt dhe përfundimisht u fundos.

Videot e publikuara në mediat qipriote tregonin pasagjerë në anijen e përmbysur duke pritur ndihmë. Dëshmitarët okularë raportuan gjithashtu se disa pasagjerë u detyruan të hidheshin në det kur uji filloi të hynte në katamaran.

Sipas një deklarate të kryetart të bashkisë së Kyrenias, 159 persona janë shpëtuar pas një mobilizimi të madh të rojes bregdetare turkoqipriote në zonë. 

Shkaku i futjes së ujit në anije mbetet i panjohur. Incidenti ndodhi teksa e gjithë Qiproja është prekur nga moti i keq dhe erërat e forta. Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar se përmbysja është shkaktuar nga moti i keq. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI