Flash

U vra nga truproja i 'Principotes' pas sherrit për një vajzë, 20-vjeçari francez kishte ardhur për një festë

Lapsi.al 18 August 2026

20-vjeçari francez, i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes’ kishte ardhur për një festë që organizohej në këtë "beach bar" me një Dj të njohur francez. Miguel Mendes ishte në shoqërinë e disa miqve francez, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën nga Hasi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku i riu francez, Miguel Mendes, është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë ‘Principotes’. 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata.

Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë.

Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI