Flash

Rrëzimi i helikopterit në ishullin grek të Sifnos me tre viktima, çifti britanik ishte në muajin e mjaltit

Lapsi.al 18 August 2026

Një çift i ri britanik dhe piloti i tyre humbën jetën të hënën në një aksident me helikopter në ishullin grek të Sifnos, njoftoi policia greke.

Ata janë identifikuar si Alexander Cromie dhe Marie Ebert. Sipas mediave vendase, çifti ndodhej në muajin e mjaltit.

Helikopteri privat u rrëzua vetëm pak metra larg një piste uljeje, duke shkaktuar vdekjen e çiftit dhe pilotit, i cili ishte shtetas grek. 

Sipas raportimeve, çifti kishte marrë helikopterin nga fshati Markopoulo, pranë Athinës, për të udhëtuar drejt ishullit të njohur turistik.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Shërbimet e emergjencës dhe banorët vendas u fotografuan duke punuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se aksidenti ndodhi pak para kohës së planifikuar të uljes së helikopterit, në orën 18:15 sipas kohës lokale.

Nënkryetari i Bashkisë së Sifnos, Manolis Foundoulakis, mbërriti në vendngjarje menjëherë pas incidentit dhe tha se nga helikopteri “pothuajse nuk kishte mbetur asgjë”.

Ai tha se banorët e zonës e panë helikopterin të rrëzohej vetëm pak metra larg shtëpive të tyre dhe përshkruan një “zhurmë të çuditshme të motorit” që vinte nga helikopteri teksa po i afrohej uljes.

Sipas tij, dy prej viktimave u gjetën brenda rrënojave, ndërsa personi i tretë u gjet pak më larg.

Zjarrfikësit punuan për të shuar zjarrin që shpërtheu pas rrëzimit, ndërsa flakët u vunë nën kontroll deri të hënën në mbrëmje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI