Flash

Vrasja e 20-vjeçarit francez nga truproja i ‘Principotes’/ Flasin pushuesit ku ndodhi krimi

Lapsi.al 18 August 2026

Disa nga pushuesit që po kalojnë pushimet në zonën bregdetare të Ksamilit kanë folur lidhur me krimin e ndodhur këtë të martë, ku u ekzekutua me thikë 20-vjeçari francez, Miguel Mendes. Një prej pushuesve, ka theksuar se ka fëmijë të vegjël dhe nëse ata do ta marrin vesh do të tremben.

Një tjerër ka thekuar se kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Pushues të tjerë kanë deklaruar se në këtë zonë ka siguri dhe është për të ardhur keq që ka ndodhur kjo ngjarje.

Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.

“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.

Turisti Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë dhe është përfshirë në konflikt me Sokrat Vatën nga Hasi, që punonte si truprojë. Në konflikt mësohet se kanë qenë disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari se ka goditur me thikë. 

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI