Flash

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta

Lapsi.al 18 August 2026

Pandemia Covid-19 duket se e ka shndërruar blerjen online nga një zgjedhje e pakicës në një zakon të përditshëm konsumi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Për 2024, rreth 43% e blerjeve online janë kryer nga individë të mashës nga 16 deri 74 vjeç. Krahasuar me periudhën para pandemisë së Covid-19 blerjet online janë shtuar rreth 33%. Veshjet, këpucësh, aksesorët, e ndjekur nga ushqimi me porosi janë tipologjitë ku shitja realizohet masivisht nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale.

Në total në vend janë 2,016 biznese të regjistruara për tregti dhe shërbime online ku 68% e tyre ndodhen në Tiranë. 76% e këtyre bizneseve funksionojnë si persona fizikë dhe 23% e tyre janë entitete. Të dhënat për sektorin e tregtisë dhe shërbimeve online u publikuan në Planin Operacional për sektorin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pir pavarësisht zgjerimit të sektorit dhe rritjes së shitjeve online, ky sektor vijon të ketë informalitet të lartë. Tatimet gjithashtu njoftuan aksionin për kontrollin e këtij sektori ashtu siç është vepruar edhe me sektorë të tjerë më parë.

Plani Operacioanl evidenton se katër janë tipologjitë kryesore të shitjeve online, përfshirë mes rrjeteve sociale, reklamat nëpërmjet portaleve, qendrave telefonike që kontaktojnë konsumatorët dhe operatorët postarë. Krahas tyre administrata tatimore ka identifikuar edhe risqet për secilën tipologji.

  1. Shitja Online e Mallrave Kanalet: E-commerce me shportë, Instagram/Facebook (porosi me mesazh), aplikacione celulare. Risku: Mijëra ndjekës dhe aktivitet i përditshëm, por të paregjistruar ose me qarkullim të deklaruar simbolik.
  2. Reklamimi Online Portalet: Njoftime shitjeje kundër pagesës (prona, automjete). Rrjetet sociale: Postime/stories me pagesë nga faqe me audiencë të madhe. Risku: Veprimtari ekonomike që pothuajse asnjëherë nuk shoqërohet me faturim te rregullt.
  3. Telemarketingu Modeli: Qendra telefonike kontaktojne konsumatoret per shitje produktesh, te kombinuar me reklamim ne rrjete sociale. Risku: Teleshitja me shpërndarje korrieri kundër pagesës në dorëzim, fshehje e qarkullimit.
  4. Operatoret Postare/Korrier Roli: Dorëzimi dhe arkëtimi ne dorëzim. Shërbime ndërmjetësimi shpërndarjeje. Dualiteti: Objekt i planit (për detyrimet fiskale) dhe partner të dhënash (evidenca e dërgesave mundëson rindërtimin e volumit të shitjeve).

5 risqet kryesore të sektorit online

1.Regjistrimi i tatimpaguesve/shitësve në Instagram dhe Facebook pa NIPT. BE/DAC7: platformat digjitale raportojnë identitetin dhe të ardhurat e shitësve.

2.Deklarimi i pasaktë i qarkullimit

Nëndeklarimi i shitjeve, veçanërisht kur pagesa kryhet në dorëzim (cash on delivery). CESOP: krijon mundësi për analizimin e pagesave ndërkufitare, përfshirë pragun prej mbi 25 pagesash për tremujor për një përfitues.

  1. Punonjësit e padeklaruar

Punësim i maskuar në platforma. ILO/OECD: rregullimi vendimtar.

4.Pagat e padeklaruara ose të nëndeklaruara

Rreziku i pagesave jashtë listëpagesës, përfshirë praktikën e “pagës në zarf”.

  1. Shmangia e regjistrimit në TVSH

Shmangie TVSH duke fshehur qarkullimin. Modeli britanik: subjekt i vetëm./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI