
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj vendimit për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen, duke e cilësuar atë si “të turpshëm dhe të sikletshëm”. Reagimi i tij vjen pasi çmimi iu dha këtë të premte ish-gjyqtares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Navi Pillay.
Disa orë pas shpalljes së fitueses, Trump foli për këtë çështje gjatë një tubimi në Syracuse, në shtetin e Nju Jorkut. Ai tha se nuk kishte dëgjuar më parë për Pillay, të cilës iu referua si një person i panjohur për të.
“Kjo është një njollë e pashlyeshme mbi Norvegjinë”, deklaroi Trump, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara nuk do ta harrojnë këtë vendim”.
Presidenti amerikan nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqen dhe ka kritikuar edhe më parë vendimet e komitetit përzgjedhës. Në vitin 2025, ai reagoi gjithashtu pasi çmimi iu dha udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado.