Flash

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për 10 persona

Lapsi.al 13 July 2026

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masat e sigurisë për një grup personash të përfshirë në skemën e tjetërsimit të paligjshëm të pronave në zonën bregdetare. Pas shqyrtimit në seancë, gjyqtari la në fuqi “Arrest në shtëpi” për Shaqir Sheshin, Arianit Matajn dhe Besnik Xhafën, të akuzuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Për të tjerët të përfshirë në çështje, përfshirë Fiqeret Xhafën dhe tre punonjës të Kadastrës së Durrësit, Jonida Mergeja, Leandro Dervishi dhe Artur Çobani, gjykata vendosi vijimin e masës “Detyrim për t’u paraqitur”. 

Stafi i Kadastrës akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, ndërsa hetimet për këtë procedim, i cili ka çuar edhe në sekuestrimin preventiv të 13 parcelave tokë, kanë nisur që prej vitit 2022.

Pavarësisht këtij zhvillimi, autoritetet përballen ende me sfida në ekzekutimin e plotë të masave të sigurisë. Aktualisht, vijojnë të jenë të paekzekutuara katër masa “Arrest në burg” për ish-zyrtarë dhe përfitues të dyshuar

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI