Flash

Goditet një rast i kultivimit të narkotikëve në Krujë/ Pranga 31-vjeçarit, një tjetër në kërkim

Lapsi.al 13 July 2026

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja” në Krujë, duke goditur një rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në terren, uniformat blu kanë asgjësuar 42 bimë të dyshuara cannabis sativa, ndërsa kanë sekuestruar edhe 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike. 

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë N. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Mukaj, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Sipas hetimeve të kryera nga specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë, dy personat dyshohet se kishin kultivuar bimët narkotike në një zonë pyjore të fshatit Mukaj.

Gjatë kontrollit në vendin ku ishin kultivuar bimët, policia gjeti dhe sekuestroi edhe sasinë prej 600 gramësh lëndë të dyshuar cannabis sativa. 

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e 43-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj veprimtarie kriminale. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI