Flash

Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen “Veliaj” kërkon pafajësi: Kam zbatuar urdhrat, s’kam përfituar asgjë

Lapsi.al 13 July 2026

Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen “Veliaj”, Adela Kondakçiu ka paraqitur këtë të hënë konkluzionet e mbrojtjes në seancën gjyqësore. Juristja ka pretenduar për pafajësi duke kundërshtuar kërkesën e SPAK për dënimin e saj dhe më pas pezullimin për shkak të statustit të bashkëpunëtores.

“Nuk kam bërë asgjë, nuk kam pasur pjesëmarrje, kam zbatuar urdhrat dhe nuk kam përfituar asgjë”, tha Kondakçiu.

Prokuroria e Posaçme tha se Kondakçiu i ka qëndruar atyre që ka thënë më herët, megjithatë u shpreh se janë pretendimet e saj. Ndërsa mbrojtja e Kondakçiut tha se roli i saj ka qenë kryesisht teknik dhe jo vendimmarrës, për këtë arsye i kërkoi gjykatës që të mos konsiderojë përgjegjëse klienten e saj për kryerjen e veprës penale të “pastrimit të parave”.

“Ajo nuk ka asgjësuar dokumente, nuk ka fshehur dokumente, nuk ka manipuluar servera, librat e shitjes dhe të blerjes, nuk ka penguar hetimit apo të ketë dhënë deklarime të rreme”, tha avokati mbrojtës në seancë. Në seancën e kësaj të hënë, u bë vetëm mbrojtja e Kondakçiut pasi të tjerët kërkuan kohë të përgatisin mbrojtjen. Seanca e radhës u caktua në 23 korrik, ku do vijojnë konkluzionet përfundimtare avokatët e të pandehurve të tjerë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI