
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një reagim mbrëmjen e sotme në ditën e pestë të revoltave studentore mbi protestën që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar dhe mbarë vendin.
Ambasada në një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale, bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi nga të gjitha palët. Ajo shton se qytetarët demonstrues kanë të drejtat e tyre, por duhet t’i shprehin paqësisht pa akte të dhunshme. Sipas tyre, dhuna dhe lëndimi fizik i të tjervë nuk janë angazhim qytetar.
Reagimi i Ambasadës amerikane në Tiranë për protestën
Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.