
Situata në Tiranë vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet pas protestës janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë drejt rrugëve dhe lagjeve të kryeqytetit. Efektivë policie janë parë duke ndjekur dhe shoqëruar protestues, ndërsa në disa raste raportohen edhe përplasje fizike.
Po ashtu, ka patur mjete policie që lëvizin me shpejtësi në rrugët e kryeqytetit, në një kohë kur në zonë vijojnë të qarkullojnë qytetarë. Tensionet pas protestës vijojnë kështu edhe larg bulevardit, ndërsa policia po kryen shoqërime në disa zona të Tiranës.
Ka patur gjithashtu raportime dhe denoncime nga tubuesit se efektivët po përpiqen të gjurmojnë dhe marrin para me makinë protestuesit.