Flash

Rama refuzon dorëheqjen, kërcënimi: Do shtrëngohet rrethi për ata me maska!

Lapsi.al 18 October 2026

Rama refuzon dorëheqjen, kërcënimi: Do shtrëngohet rrethi

Me një gur në dorë në zyrën e tij në kryeministri, Edi Rama tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen edhe pse vendi po kalon në në kaos, në një nga momentet më të vështira që ka pasur ndonjëherë. Ai tha se nuk do t'i hapë rrugë atyre që nuk e mundën dot në zgjedhje, nuk e kanë mundur dot në argumenta dhe kanë marrë gurët për ta përzënë.

"Janë disa që thonë "hapi rrugën rinisë". Cilës rini? Kësaj? Kësaj? Le të supozojmë se ia hapa rrugën kësaj, çfarë vjen pas kësaj? Vjen një qeverisje më e mrië? Vjen një Shqipëri europiane? Pas kësaj vjen e kaluara që ia kemi paguar të gjitha haraçet dhe nuk kam ndërmend ta kthej vendin në të kaluarën" u shpreh Rama.

Në fjalën e tij nga zyra në kryeministri, oferta e Ramës për studentët nuk ka ndryshuar. Ai vazhdoi të premtojë transparencë për projektin e Zvërnecit dhe disa nisma për të dhënë kredi pa interes për çiftet e reja. Kryeministri pranoi se është ai pas vendimit për të nxjerrë RENEA-n në terren duke kërcënuar protestuesit se "rrethi për ta do të shtrëngohet".

"Renea ka detyrë të dalë në momentin kur ka kërcënim. Renea del edhe kur ka ndeshje futbolli Shqipëria me Serbinë, cfarë do të thotë kjo? Doli dhe do të dalë. Do të shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maska. E ka edhe ligji që ti nuk mund ta fshehësh identitetin" e mbylli Rama me këtë kërcënim fjalën e tij.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI